Kontribut i përbashkët AFPRA dhe VAFFFA për Bashkinë Peqin main image

Kontribut i përbashkët AFPRA dhe VAFFFA për Bashkinë Peqin

Shoqata AFPRA me ndihmën e çmuar të miqve austriakë të VAFFFA bënë të mundur pajisjen me veshje kundra zjarrit të ekipit të MZSH-së të Bashkisë Peqin. Në ceremoninë e organizuar morën pjesë Kryetari i Bashkisë Peqin z. Lorenc Tosku, përfaqësuesit e shoqatës AFPRA si dhe ato të shërbimit vullnetar Kavajë dhe në veçanti z. Josef Schwarzmannseder përfaqësues i shoqatës VAFFFA- Austri. Në takim u theksua nevoja e vazhdimit të këtij bashkëpunimi në drejtim të trajnimit si dhe pajisjes së stafit të MZSH-së me mjetet e duhura në shërbim të komunitetit.

Bashkëpunim i frytshëm midis AFPRA dhe VAFFFA- Austri main image

Bashkëpunim i frytshëm midis AFPRA dhe VAFFFA- Austri

Vazhdimi i përpjekjeve të palodhura të shoqatës AFPRA në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të MZSH-së dhe shoqatën VAFFFA- Austri, realizoi grumbullimin dhe sjelljen në Shqipëri të një sasie prej 6 T ndihma në paisje dhe materiale për shërbimin e MZSH-së në te gjithë vendin. Ju faleminderit miqve austriake e në vecanti Z. Josef Schwarzmannseder për kontributin e jashtëzakonshëm dhe kujdesin e treguar për shërbimin e MZSH-së në vendin tonë. Me këtë rast Kryetari AFPRA-s z. Alban Laçi iu dorëzoi çertifikatat “Anëtar Nderi” të AFPRA-s z. Wolfgang Groẞruck dhe z. Josef Schwarzmannseder si dhe “Çertifikatë Mirënjohje” për Freiwillige Feuerwehr-Tal dhe z. Martin Klaffenböck. Në këtë ceremoni mori pjesë dhe Kyetarja e Bashkisë të qytetit Grieskirchen si dhe Komandanti i Sherbimit Zjarrfikes Vullnetar Kavaje z. Enver Biturku.

Bashkëpunimi AFPRA - AKSEM main image

Bashkëpunimi AFPRA - AKSEM

Në kuadrin e aktiviteteve intensive në fushën e MZSH-së, sot kishim privilegjin për të hapur rrugën e një bashkëpunimi me AKSEM (Autoriteti Kombetar i Sigurisë dhe Emergjencave në Miniera). Ky institucion i krijuar që në 1 tetor 1961, si një nga organet më me zë në fushën e Shpëtimit në Miniera dhe jo vetëm, ishte sot organi që hapi dyert e bashkëpunimit me AFPRA për qëllimin e përbashkët, sigurinë dhe shpëtimin. Objekti i AKSEM ndër të tjera, është trajnimi dhe licensimi i punonjësve të emergjencave të nëntokës,të lëndëve plasëse etj, kontrolli, riparimi,kolaudimi i paisjeve të ekip shpëtimit në raste emergjencash të ndryshme. Me profesionistët e AKSEM  shkëmbyem ide rreth bashkëpunimit të ardhshëm. Me këtë rast shoqata AFPRA, nëpërmjet Kryetarit të saj z. Alban Laçi dhe anëtarëve të saj pati kënaqësinë të kontribuonte duke dhuruar setin e pajisjeve për ekipin e shpëtimit, pjesë e ndihmës së miqve tanë austriakë të shoqatës VAFFFA dhe atyre suedezë të shërbimit MZSH të ndërmarjes "BillerudsKorsnäs" në Gävle të Suedisë. Në emër të AFPRA-s z Alban Laçi, falenderoi drejtuesit e AKSEM, z Rrapush, Muharrem, Ardit si dhe të gjithë ekipin e Shpëtimit, për mundësine që na dhanë të njiheshim me sfidat e këtij shërbimi me bindjen e një bashkëpunimi më të ngushtë në të ardhmen.  
 

Kontributi i VAFFFA dhe "BillerudsKorsnäs" main image

Kontributi i VAFFFA dhe "BillerudsKorsnäs"

Me kontributin e miqve tanë austriakë të shoqatës VAFFFA dhe atyre suedezë të shërbimit MZSH-së të ndërmarjes "BillerudsKorsnäs" në Gävle të Suedisë u mundësua ardhja e paisjeve në ndihmë të shërbimit të MZSH-së - Tiranë.