Bashkëpunim i AFPRA-s me shërbimin e MZSH-së Përmet. main image

Bashkëpunim i AFPRA-s me shërbimin e MZSH-së Përmet.

Pjesë e aktiviteteve të shoqatës AFPRA u bë sot dhe vizita në ambientet e stacionit të MZSH-së Përmet.

Drejtuesi i këtij shërbimi, z Fredi Lipe, si një nga drejtuesit më të vjetër të MZSH-së na prezantoi dinamikën e punës në këtë stacion, nevojat në rritje në logjistikë si rrjedhojë dhe e rritjes së aktiviteteve turistike në këtë zonë si dhe përballjes së përditëshme me vështirësitë në terren.

Kontributi modest i AFPRA-s në pajisje për zjarrfikësit profesionist dhe ato vullnetarë të këtij stacioni është vetëm fillimi i këtij bashkëpunimi të cilin shpresojmë ta thellojmë në të ardhmen.  

Shoqata AFPRA, vizitë në stacionin e MZSH-së Tepelenë ! main image

Shoqata AFPRA, vizitë në stacionin e MZSH-së Tepelenë !

Këtë fundjavë pjesë e aktiviteteve të AFPRA-s u bë shërbimi MZSH-së i bashkisë Tepelenë i cili drejtohet nga z Velo Abazi.

Gjatë kësaj vizite, AFPRA pa nga afër nevojat e këtij shërbimi, përpjekjet punonjësve për të ruajtur gatishmërinë e teknikës si dhe sfidat me të cilat ato përballen.

Në përpjekjen e tyre në ndihmë të komunitetit, shoqata AFPRA kontriboi me një sasi modeste pajisjesh për shërbimin profesionist dhe atë vullnetar me synimin që në të ardhmen logjistika e këtij shërbimi ti përgjigjet sa më mirë nevojës në komunitet. 

MZSH Këlcyrë dhe AFPRA si një bashkëpunim frutdhënës për të ardhmen. main image

MZSH Këlcyrë dhe AFPRA si një bashkëpunim frutdhënës për të ardhmen.

Sot AFPRA vizitoi sektorin e MZSH-së Këlcyrë i cili drejtohet nga z Rezart Serani, punonjësi i palodhur i këtij shërbimi dhe stafi i tij.

Shoqata u njoh nga afër me punën dhe përpjekjet e këtij shërbimi, sfidat dhe nevojat për ti shërbyer sa me mire komunitetit, ngritjen e shërbimit vullnetar.

Si gjithmonë këtij stacioni ju dhurua një ndihmë modeste në pajisje për zjarrfikësit profesionistë dhe ato vullnetarë të mundësuar në bashkëpunim me miqtë tanë austriakë të VAFFFFA-s. 

AFPRA, ndihmë modeste për MZSH – Libohovë. main image

AFPRA, ndihmë modeste për MZSH – Libohovë.

Pjesë e bashkëpunimit të AFPRA-s sot ishte ekipi i MZSH-së Libohovë. Në kushte të vështira të terrenit dhe pajisjeve, ky ekip përpiqet cdo moment të jetë në shërbim të komunitetit.

Ishim tepër të përkushtuar që në përputhje me nevojat e këtij shërbimi, AFPRA të ofronte maksimumin e ndihmës së saj.

Edhe pse modest ky është një fillim i mbarë për një bashkëpunim afatgjatë. Duhet theksuar këmbëngulja dhe përpjekja e drejtuesit të këtij shërbimi, z. Eduart Zejneli për të mundësuar sigurimin e pajisjeve për personelin e shërbimit që drejton.

Bashkëpunim i AFPRA-s me MZSH - Durrës. main image

Bashkëpunim i AFPRA-s me MZSH - Durrës.

Vijon shpërndarja e pajisjeve në ndihmë të shërbimeve të MZSH-së, këtë rradhë në qytetin e Durrësit me pajisje të radiondërlidhjes për të lehtësuar komunikimin si dhe sinjalizues pamor dhe zanor me drita vezulluese blu për mjetet e shërbimit.

Patëm mundësinë të takonim efektivin që ishte në shërbim me në krye drejtorin e ri të këtij shërbimi z. Shkëlqim Troplini, ku biseduam ndër të tjera për krijimin e shërbimit vullnetar, si dhe u informuam mbi nevojat në pajisje dhe mjete.

Morën pjesë në këtë takim kryetari i shoqatës AFPRA z. Alban Laçi, n/kryetari i kësaj shoqate z. Eduard Tafmizi si dhe drejtori ekzekutiv z. Vaso Peja.