Zjarrfikësja e AFPRA-s në stërvitje. main image

Zjarrfikësja e AFPRA-s në stërvitje.

Sot mjeti zjarrfikës i AFPRA u bë pjesë e stërvitjes së organizuar nga Bashkia Tiranë në situatën imagjinare të tërmetit shoqëruar me zjarr në shkollën e mesme “Ismail Qemali”.

Bashkë me mjetet e ndihmës së shpejtë, policisë së shtetit, zjarrfikësen e Sektorit Nr4 “Kinostudio” dhe ekipin vullnetar të QVEC, mjeti zjarrfikës i AFPRA-s kontribuoi në shpëtimin e nxënësve të bllokuar në ambientet e shkollës.

AFPRA - ANETARE E CFPA-EUROPE ! main image

AFPRA - ANETARE E CFPA-EUROPE !

Më datën 22.10.2021 në mbledhjen e Komitetit Drejtues of CFPA-E (Confederation of Fire Protection Associations Europe) që u zhvillua në Athinë, u shqyrtua kërkesa e shoqatës AFPRA dhe më pas u vendos anëtarësimi saj në këtë konfederatë. Në këtë eveniment morën pjesë drejtuesit e shoqatës AFPRA kryesuar nga z Alban Laçi dhe z Vaso Peja të cilët prezantuan historikun, arritjet, anëtarësinë si dhe objektivat e saj.

Konfederata e Shoqatave Europiane të Mbrojtjes nga Zjarri (CFPA-E) është organizata më përfaqësuese e shoqatave të mbrojtjes nga zjarri ne Europë, me fokusin primar shkëmbimin e njohurive dhe të kuptuarit e çështjeve që lidhen me shkencën e zjarrit, parandalimin dhe mbrojtjen nga zjarri, sigurinë dhe rreziqet e tjera të lidhura, ku Shqipëria për herë të parë është pjesë e saj në nivel organizate kombëtare nëpërmjet shoqatës AFPRA.

Bashkëpunimi i AFPRA-s me CFPA-E do të jetë afatgjatë dhe shumë shpejt do të fillojë publikimi i udhëzimeve të kësaj organizate sipas standartit europian, në gjuhën shqipe, për të vazhduar më pas me trajnimet e harmonizuara në fushën e mbrojtjes nga zjarri, parandalimit dhe sigurisë.

Bashkëpunimi AFPRA - AKSEM. main image

Bashkëpunimi AFPRA - AKSEM.

Në kuadrin e aktiviteteve intensive në fushën e MZSH-së, sot kishim privilegjin për të hapur rrugën e një bashkëpunimi me AKSEM (Autoriteti Kombetar i Sigurisë dhe Emergjencave në Miniera). Ky institucion i krijuar që në 1 tetor 1961, si një nga organet më me zë në fushën e Shpëtimit në Miniera dhe jo vetëm, ishte sot organi që hapi dyert e bashkëpunimit me AFPRA për qëllimin e përbashkët, sigurinë dhe shpëtimin. Objekti i AKSEM ndër të tjera, është trajnimi dhe licensimi i punonjësve të emergjencave të nëntokës,të lëndëve plasëse etj, kontrolli, riparimi,kolaudimi i paisjeve të ekip shpëtimit në raste emergjencash të ndryshme. Me profesionistët e AKSEM  shkëmbyem ide rreth bashkëpunimit të ardhshëm. Me këtë rast shoqata AFPRA, nëpërmjet Kryetarit të saj z. Alban Laçi dhe anëtarëve të saj pati kënaqësinë të kontribuonte duke dhuruar setin e pajisjeve për ekipin e shpëtimit, pjesë e ndihmës së miqve tanë austriakë të shoqatës VAFFFA dhe atyre suedezë të shërbimit MZSH të ndërmarjes "BillerudsKorsnäs" në Gävle të Suedisë. Në emër të AFPRA-s z Alban Laçi, falenderoi drejtuesit e AKSEM, z Rrapush, Muharrem, Ardit si dhe të gjithë ekipin e Shpëtimit, për mundësine që na dhanë të njiheshim me sfidat e këtij shërbimi me bindjen e një bashkëpunimi më të ngushtë në të ardhmen.