Bashkëpunimi AFPRA - AKSEM main image

Bashkëpunimi AFPRA - AKSEM

Në kuadrin e aktiviteteve intensive në fushën e MZSH-së, sot kishim privilegjin për të hapur rrugën e një bashkëpunimi me AKSEM (Autoriteti Kombetar i Sigurisë dhe Emergjencave në Miniera). Ky institucion i krijuar që në 1 tetor 1961, si një nga organet më me zë në fushën e Shpëtimit në Miniera dhe jo vetëm, ishte sot organi që hapi dyert e bashkëpunimit me AFPRA për qëllimin e përbashkët, sigurinë dhe shpëtimin. Objekti i AKSEM ndër të tjera, është trajnimi dhe licensimi i punonjësve të emergjencave të nëntokës,të lëndëve plasëse etj, kontrolli, riparimi,kolaudimi i paisjeve të ekip shpëtimit në raste emergjencash të ndryshme. Me profesionistët e AKSEM  shkëmbyem ide rreth bashkëpunimit të ardhshëm. Me këtë rast shoqata AFPRA, nëpërmjet Kryetarit të saj z. Alban Laçi dhe anëtarëve të saj pati kënaqësinë të kontribuonte duke dhuruar setin e pajisjeve për ekipin e shpëtimit, pjesë e ndihmës së miqve tanë austriakë të shoqatës VAFFFA dhe atyre suedezë të shërbimit MZSH të ndërmarjes "BillerudsKorsnäs" në Gävle të Suedisë. Në emër të AFPRA-s z Alban Laçi, falenderoi drejtuesit e AKSEM, z Rrapush, Muharrem, Ardit si dhe të gjithë ekipin e Shpëtimit, për mundësine që na dhanë të njiheshim me sfidat e këtij shërbimi me bindjen e një bashkëpunimi më të ngushtë në të ardhmen.  
 

Me ekipin e MZSH-së në Bazën Ajrore Kuçovë 2020 main image

Me ekipin e MZSH-së në Bazën Ajrore Kuçovë 2020

Me miqtë e bashkëpunëtorët tanë të Bazës Ajrore në Kuçovë me rastin e vizitës së përfaqësisë së AFPRA-s ku ndamë eksperiencat si dhe kontributin e vyer të Organizatës Austriake VAFFFA  dhe shërbimit MZSH-së të ndërmarjes "BillerudsKorsnäs" në Gävle të Suedisë me pajisjet për ekipin e MZSH-së.