Pjesë e aktivitetit të AFPRA-s sot u bë një vizitë që hapi një faqe të re bashkëpunimi me strukturën e MZSH-së në Bazën Ajrore të Farkës.
Me bashkëpunëtorët tanë u bisedua për mundësinë e trajnimeve të stafit të kësaj strukture si dhe pajisjen me materiale e teknikë në përballjen me zjarrin në situata emergjente.
Me këtë rast u dhurua një sasi modeste me veshje zjarrduruese e pajisje personale.