Shoqata AFPRA me ndihmën e çmuar të miqve austriakë të VAFFFA bënë të mundur pajisjen me veshje kundra zjarrit të ekipit të MZSH-së të Bashkisë Rrogozhinë. Në ceremoninë e organizuar morën pjesë Kryetari i Bashkisë Peqin z. Edison Memolla, përfaqësuesit e shoqatës AFPRA si dhe ato të shërbimit vullnetar Kavajë dhe në veçanti z. Josef Schwarzmannseder përfaqësues i shoqatës VAFFFA- Austri. Në takim u theksua nevoja e vazhdimit të këtij bashkëpunimi në drejtim të trajnimit si dhe pajisjes së stafit të MZSH-së me mjetet e duhura në shërbim të komunitetit.