Më 24 Janar, në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, shoqata AFPRA mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga DPSHTRR pranë Piramidës, ku ekspozoi pajisje tekniko-zjarrfikëse dhe një nga mjetet e saj zjarrfikëse. Fëmijëve iu dha mundësia të bëjnë pyetje, të provojnë pajisjet dhe të marrin pjesë në shuarjen e një zjarri demonstrues.
Nëpërmjet kësaj përvoje interaktive dhe argëtuese, fëmijët mësojnë në mënyrë praktike rreziqet që sjell një zjarr i pamenaxhuar, hapat që duhet të ndjekin në rast zjarri, personat dhe shërbimet që duhet të njoftojnë dhe mënyrën sesi vepron shërbimi zjarrfikës. Ky aktivitet shërben si një shembull i rëndësishëm se si edukimi dhe ndërgjegjësimi mund të jenë njëkohësisht të dobishme dhe argëtuese.