Nisja e trajnimit të ekipit të Kërkim - Shpëtimit të AFPRA-s në terren malor !

Duke marrë shkas nga rastet gjithmonë e në rritje të aksidenteve në terren malor, shoqata AFPRA zhvilloi këtë fundjavë një stërvitje në zonën e Linzës në Dajt, me temë ”Kërkim Shpëtim në reliev të thepisur”, ku morën pjesë Zjarrfikësit Vullnetarë Tiranë, Zjarrfikësit Tiranë dhe pjesa e shpëtimit malor e shoqatës sonë.

U simulua rrëzimi i një personi dhe u bë stabilizimi i tij, vendosja në barrelë dhe evakuimi për në ambulancë.

Qëllimi primar i kësaj stërvitje ishte përvetësimi i teknikave të ndryshme të përdorimit të pajisjeve të alpinizmit si dhe dhënia e ndihmës së parë.

Gjejmë rastin të falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit për përkushtimin dhe seriozitetin e treguar.

Ndërkohë jemi duke punuar për finalizimin e ngritjes së një grupi të mirëfilltë kërkim-shpëtimi, të përbërë nga njerëz të apasionuar, i cili do të bashkëpunojë me të gjitha shërbimet e tjera emergjente që njeh ligji, me qëllim mbështetjen e tyre në shpëtimin e jetëve në raste operacionesh komplekse.

Ftojmë të gjithë të interesuarit të na kontaktojnë për bashkëpunim ose për tu bërë pjesë e jona.

AFPRA.