Shoqata AFPRA aktivitet në Berat !

AFPRA sot ka vizituar shërbimin e  MZSH-së në Berat i cili tashmë ka kaluar në një standart më të lartë me ambiente të rikonstruktuara, ku ofrohet shërbim bashkohor dhe modern si dhe me automjete të kohës.

Me ndihmën e VAFFFA-Austri, bëmë të mundur dhurimin e një sasie veshje zjarrduruese dhe helmeta për efektivin në përpjekje për të rritur kapacitetet e shërbimeve të MZSH-së dhe krijimin e atyre vullnetare. 

Nga diskutimet me efektivin e palodhur të këtij stacioni ngelet problematike ndërhyrja e mjeteve të mëdha zjarrfikëse në zonën muzeale të kalasë ku me atë rast AFPRA dhuroi dhe një pompë Albin me kapacitet 200 l/min dhe presion deri në 12 bar.

Me iniciativë të pjestares së AFPRA First Aid Team, zj Teuta Bilçari sëbashku me Drejtorin e MZSH-së Berat z.Artan Merko si dhe përfaqësuesit e shoqatës sonë vizituam shkollën ” Ylli i Mëngjesit ”duke biseduar për zhvillimin e disa aktiviteteve të përbashkëta stërvitore sensibilizuese në të ardhmen.

Pjesë e vizitës sonë në Berat ishte dhe ”Qendra Lira” e personave me aftësi të kufizuara ku drejtuesja shumë e motivuar e këtij institucioni, zj Alma Kule na tregoi ambjentet e saj ku dukej qartë një punë dhe frymë shumë pozitive.

Bashkë me drejtuesen e këtij institucioni u diskutua për mundësinë e sigurimit nga donatorë potencialë të një mjeti të përshtatshëm për transportin e këtyre personave gjë të cilën ata e kanë shumë të domosdoshme në punën e tyre të përditshme.

AFPRA.