Aktivitet ndërgjegjësues i AFPRA-s në bashkëpunim me DPSHTRR ! main image

Aktivitet ndërgjegjësues i AFPRA-s në bashkëpunim me DPSHTRR !

Më 24 Janar, në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, shoqata AFPRA mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga DPSHTRR pranë Piramidës, ku ekspozoi pajisje tekniko-zjarrfikëse dhe një nga mjetet e saj zjarrfikëse. Fëmijëve iu dha mundësia të bëjnë pyetje, të provojnë pajisjet dhe të marrin pjesë në shuarjen e një zjarri demonstrues.

Nëpërmjet kësaj përvoje interaktive dhe argëtuese, fëmijët mësojnë në mënyrë praktike rreziqet që sjell një zjarr i pamenaxhuar, hapat që duhet të ndjekin në rast zjarri, personat dhe shërbimet që duhet të njoftojnë dhe mënyrën sesi vepron shërbimi zjarrfikës. Ky aktivitet shërben si një shembull i rëndësishëm se si edukimi dhe ndërgjegjësimi mund të jenë njëkohësisht të dobishme dhe argëtuese.

 

Kontribut i përbashkët AFPRA-IFRA dhe Bashkia Mallakastër ! main image

Kontribut i përbashkët AFPRA-IFRA dhe Bashkia Mallakastër !

Bashkia Mallakastër përmbylli sot për vitin 2024 dhe aktivitetet e AFPRA-s duke mirëpritur përfaqësuesit e saj në misionin e dhurimit të pajisjeve falë kontributit të shoqatës simotër skoceze IFRa.

Pjesë e këtij aktiviteti ishin Kryetari Bashkisë, z Qerim Ismailaj me ekipin e MZSH Mallakastër, Kryetari AFPRA-s z Alban Laçi, si dhe përfaqësues të shoqatës.

Në këtë takim u pa nga afër sfida e përditshme e këtij shërbimi si dhe nevoja për mjete e pajisje bashkohore në përmbushje të misionit të tyre fisnik.

Bashkëpunim i frytshëm AFPRA-IFRA me Bashkinë Pukë main image

Bashkëpunim i frytshëm AFPRA-IFRA me Bashkinë Pukë

Me kontributin e shoqatës IFRA-Skoci, AFPRA dhe Bashkisë Pukë u mundësua pajisja me materiale pune për strukturën e MZSH-së pranë kësaj bashkie. Pritja e përzemërt e kryetarit të bashkisë, z Rrok Dodaj, angazhimi i palodhur  i drejtuesit të MZSH-së z Agron Hadroj me ekipin e tij, por dhe Drejtorit të QMQC Shkodër z Besnik Hysa, janë një motivim për AFPRA në përpjekjet e saj për afrimin e shoqatave simotra në ndihmë të këtij shërbimi.

Kryetari AFPRA z Alban Laçi, vullnetarët pjesë e këtij misioni dhe të pranishmit diskutuan rreth sfidave të aktivitetit të përditshëm në shërbim të komunitetit.

AFPRA, IFRA- Skoci dhe Bashkia Vau Dejës në një mision të përbashkët ! main image

AFPRA, IFRA- Skoci dhe Bashkia Vau Dejës në një mision të përbashkët !

Bashkia Vau Dejës priti përfaqësuesit e shoqatës sonë në aktivitetin e rradhës për finalizimin e një kontributi të përbashkët midis saj, shoqatës IFRA-Skoci dhe AFPRA, ate të pajisjes me materiale pune për zjarrfikësit e shërbimit të MZSH-së pranë kësaj bashkie.

Z Kristian Shkreli, kryetar i bashkisë, drejtuesi energjik z Glen Rrotani me ekipin e tij si dhe kryetari AFPRA, Alban Laçi me përfaqësuesit e saj diskutuan mbi mundësinë e  bashkëpunimit në të ardhmen me shoqatat tona simotra në drejtim të sigurimit të ndonjë një mjeti zjarrfikës të përshtatshëm për terrenin e kësaj bashkie.