Më datën 22.10.2021 në mbledhjen e Komitetit Drejtues of CFPA-E (Confederation of Fire Protection Associations Europe) që u zhvillua në Athinë, u shqyrtua kërkesa e shoqatës AFPRA dhe më pas u vendos anëtarësimi saj në këtë konfederatë. Në këtë eveniment morën pjesë drejtuesit e shoqatës AFPRA kryesuar nga z Alban Laçi dhe z Vaso Peja të cilët prezantuan historikun, arritjet, anëtarësinë si dhe objektivat e saj.
Konfederata e Shoqatave Europiane të Mbrojtjes nga Zjarri (CFPA-E) është organizata më përfaqësuese e shoqatave të mbrojtjes nga zjarri ne Europë, me fokusin primar shkëmbimin e njohurive dhe të kuptuarit e çështjeve që lidhen me shkencën e zjarrit, parandalimin dhe mbrojtjen nga zjarri, sigurinë dhe rreziqet e tjera të lidhura, ku Shqipëria për herë të parë është pjesë e saj në nivel organizate kombëtare nëpërmjet shoqatës AFPRA.
Bashkëpunimi i AFPRA-s me CFPA-E do të jetë afatgjatë dhe shumë shpejt do të fillojë publikimi i udhëzimeve të kësaj organizate sipas standartit europian, në gjuhën shqipe, për të vazhduar më pas me trajnimet e harmonizuara në fushën e mbrojtjes nga zjarri, parandalimit dhe sigurisë.