Shërbimi MZSH Dimal në përballje me sfidat e zhvillimit ! main image

Shërbimi MZSH Dimal në përballje me sfidat e zhvillimit !

Në vizitën e AFPRA-s në stacionin e MZSH-së Dimal, gjetëm mikpritjen e ngrohtë dhe falenderimet e pjestarëve të tij e veçanërisht të drejtuesit z. Myfit Senko, të cilët ishin shumë mirënjohës për vizitën si dhe suportin me mjetet e pajisjet zjarrduruese për efektivin të cilët me vështirësi qëndrojnë gjithmonë në gatishmëri të qytetarëve.

Këto materiale u mundësuan falë miqve tanë austriakë të VAFFFA-s Austri.

Kuçova një nga bashkëpunëtorët e AFPRA-s! main image

Kuçova një nga bashkëpunëtorët e AFPRA-s!

Një premtim i dhënë për shërbimin e MZSH-së Kuçovë u realizua këtë herë me dhurimin e një pajisje hidraulike për aksidentet rrugore. Pajisja e mundësuar nga shërbimet homologe suedeze me pak përkushtim dhe punën e palodhur të efektivit të këtij stacioni, shumë shpejt do të jetë në gjëndje pune gati për tu përballur me situatat e vështira.

Është impresionuese përpjekja e jashtëzakonshme e drejtuesve dhe e të gjithë këtij shërbimi në këtë stacion për mirëmbajtjen e kontrollin në çdo moment të teknikës për të ruajtur gatishmërinë e tyre.

AFPRA mirëpret miqtë austriakë të VAFFFA ! main image

AFPRA mirëpret miqtë austriakë të VAFFFA !

Bashkëpunimi shumëvjeçar me VAFFFA-Austri mundësoi vizitën në Shqipëri të disa personaliteteve austriakë të kryesuar nga drejtuesit e VAFFFFA-s z. Großruck e z. Schwarzmannseder, Drejtori i MZSH-së Austri z. Robert Mayer, Drejtori i Akademisë së Zjarrfikësve Linz z. Gottfried Kerschbaummay si dhe një ekipi trajnues e zjarrfikës pjestarë të VAFFFA-s.

Pas kërkesës së AFPRA-s drejtuar DPMZSH-së dhe në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit mes palëve, kryetari i AFPRA-s z. Alban Laçi, miqtë austriakë si dhe ambasadori i Austrisë në vendin tonë Dr. Christian Steinee zhvilluan një takim pune në Ministrinë e Brëndshme me drejtuesen e MZSH-së të këtij institucioni zj Holta Komino dhe specialistët e kësaj drejtorie duke diskutuar për mundësinë e ofrimit të trajnimeve për strukturën e MZSH-së në të gjithë territorin.

Mes palëve u theksua nevoja e bashkëpunimit në nivele formale dhe konkrete ku nga palët u vlerësua bashkëpunimi VAFFFA-AFPRA-DPMZSH.

Drejtuesit e MZSH-së Austri u shprehën se janë të gatshëm të zhvillojnë trajnime dhe kurse specifike sipas nevojave që ka shërbimi zjarrfikës shqiptar duke dhënë knowhow se si mund të formohen kurset dhe si të funksionojnë ato.

VAFFFA theksoi vazhdimin e përkushtimin e saj për të ndihmuar shërbimin e MZSH-së në vendin tonë, me fokus atë Vullnetar me pajisje dhe mjete nëpërmjet bashkëpunimit me AFPRA.

AFPRA theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit formal në projekte të tilla duke forcuar shërbimet e MZSH-së vendore për ti bërë ato atraktive për vullnetarët potencialë. Në bashkëpunim me palët e interesit shoqata jonë ka mbështetur dhe është e gatshme të mbështesë ngritjen e shërbimeve vullnetare në të gjithë territorin e republikës duke i udhëzuar si ngrihen, si funksionojnë në përputhje me kuadrin ligjor të MZSH-së, atë financiar etj, duke bërë të mundur një paketë me udhezime si dhe duke propozuar kurikulën dhe çertifikimin e cdo vullnetari sipas modeleve më të mira si psh ai austriak.

Në përfundim të takimit VAFFFA njoftoi dhurimin e një mjeti zjarrfikës mbështetës të lëvizshëm për mbushje dhe testim të aparaturave të frymëmarrjes i cili do të jetë në dispozicion të strukturës së MZSH-së në të gjithë territorin si dhe një sasie materialesh e pajisjesh për shërbimin zjarrfikës.

Mbledhja vjetore e AFPRA-s main image

Mbledhja vjetore e AFPRA-s

Disa ditë me parë u mbajt mbledhja vjetore e shoqatës AFPRA ku pas një vendimi unanim u vendos pranimi i 6 propozimeve për anëtarësime të reja si dhe u miratuan disa prej projektideve të propozuara, ku ndër të tjera veçojmë krijimin e skuadrave të ndryshme AFPRA të cilat sipas fushave do të jenë:

Fire Protection Team

First Aid Team

Urban & Alpine SAR Team

Drone Team

Logistic Team

Animal Rescue Team

K9 Team

Në këto skuadra do të angazhohen njerëz pasionantë të cilët do të trajnohen në fushat përkatëse, me pajisjet dhe mjetet e duhura dhe do të jenë të gatshëm të japin kontributin në rastet e emergjencave të ndryshme.

Së shpejti do të publikohen detajet specifike për secilën skuadër si dhe mënyrat e angazhimit.

Ftojmë të interesuarit që dëshirojnë të angazhohen duke krijuar grupet tyre në qytete të ndryshme të vendit të na kontaktojnë.

Akademia e Shkencave të Sigurisë-Estoni dhe “AFPRA”, fillimi i një bashkëpunimi të frytshëm ! main image

Akademia e Shkencave të Sigurisë-Estoni dhe “AFPRA”, fillimi i një bashkëpunimi të frytshëm !

Në konferencen finale të Projektit të Binjakëzimit të BE, SCESAL (https://scesa.al) ”Forcimi i Kapaciteteve dhe Efikasitetit të Akademisë së Sigurisë - Shqipëri”, midis Akademisë të Shkencave të Sigurisë Estoni dhe shoqatës AFPRA, u nënshkrua kontrata e dhurimit për një sërë pajisjesh zjarrfikëse të cilat do të përdoren për të trajnuar shërbimet e MZSH-së dhe jo vetëm në të gjithë territorin e vendit, në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit midis AFPRA-s dhe DPMZSH-së.

Kryetari i shoqatës “AFPRA” z. Alban Laçi, i shprehu mirënjohjen rektorit të Akademisë së Shkencave të Sigurisë Estoni z.Marek Link, për dhurimin e këtyre pajisjeve si dhe dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin midis palëve, e inicuar nga Këshilltarja rezidente e projektit SCEAL, znj Tiina Koivuniemi.