Një ditë trajnimi e veçantë ! main image

Një ditë trajnimi e veçantë !

Sot shoqata “AFPRA” zhvilloi një aktivitet trajnues në Institucionin e Vuajtjes së Dënimit të të Miturve Kavajë me ndihmesën e drejtueses së këtij institucioni zj Marinela Aliaj.

Të miturit të ndërgjegjshëm për rreziqet e zjarrit, morën pjesë aktivisht gjatë kësaj seance stërvitore duke treguar një vullnet e gatishmëri për të përballuar detyrën e vështirë të zjarrfikësit

Pjesmarrës në këtë aktivitet ishin kryetari “AFPRA” z Alban Laçi dhe anëtari i saj Endrit Mustafaj, përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe të ftuar të tjerë. Pjesë e kësaj stërvitje natyrshëm ishte dhe mjeti zjarrfikës i shoqatës dhe pajisje të tjera të dhuruara nga shoqata austriake VAFFFA që tashmë është e pranishme në çdo aktivitet.

Gjatë këtij aktiviteti z Alban Laçi diskutoi me drejtuesen e këtij institucioni rreth pjesëmarrjes së kësaj kategorie në të ardhmen pse jo si pjesë e strukturave vullnetare në komunitet si dhe projekte te tjera te ngjashme me DPB.

Mes efektivit të mrekullueshëm të MZSH-së së Bashkisë Kuçovë me miqtë austriakë të VAFFFA-s. main image

Mes efektivit të mrekullueshëm të MZSH-së së Bashkisë Kuçovë me miqtë austriakë të VAFFFA-s.

Gjatë ditëve të trajnimit nga VAFFFA- Austri, shoqata AFPRA organizoi nje vizitë në Stacionin e MZSH-së të Bashkisë Kuçovë ku u njoh nga afër me sfidat e këtij shërbimi në këtë bashki. Morën pjesë në këtë aktivitet z Alban Laçi kryetari i AFPRA-s, z Ferdinand Pulaha drejtor i këtij shërbimi, z Enea Kureta komandant shërbimi, z Ilir Xhanari ish-drejtues i këtij shërbimi në këtë stacion si dhe miqtë austriakë me z Josef Schwarzmannseder nënkryetar të VAFFFA-s etj.

Efektivit të MZSH-së Kuçovë ju dhuruan nga shoqata AFPRA, pajisje të ndryshme kundrazjarrit për të përballuar sfidat e përditshme të këtij shërbimi.

Trajnim 3 ditor mundësuar nga AFPRA – VAFFFA-Austri me strukturat e MZSH-së. main image

Trajnim 3 ditor mundësuar nga AFPRA – VAFFFA-Austri me strukturat e MZSH-së.

AFPRA në bashkëpunim me shoqatën VAFFFA- Austri bëri të mundur ardhjen e disa trajnuesve nga ekipi zjarrfikës austriak i qytetit te Grieskirchen- Austri. Në këtë trajnim morën pjesë 23 efektivë të përzgjedhur nga bashkitë Tiranë, Gramsh, Kamëz etj, të cilët patën mundësinë të njiheshin nga afër me menyrën e veprimit me fokus tek mbrojtja personale si dhe të vepronin praktikisht sipas kurrikulave të trajnuesve austriake.

Mbas këtij trajnimi shoqata austriake VAFFFA në bashkëpunim me FREIWILLIGE FEUERWEHR-ST. FLORIAN AM INN i dhuroi shoqatës tonë perfaqesuar nga kryetari saj z Alban Laçi, një mjet zjarrfikës i cili do të përdoret për trajnimin e efektivave të MZSH-së kudo në Shqipëri.

AFPRA merr pjesë në ceremoninë e përfundimit të kursit të parë bazë të zjarrfiksave. main image

AFPRA merr pjesë në ceremoninë e përfundimit të kursit të parë bazë të zjarrfiksave.

Me rastin e përfundimit të kursit bazë të trajnimit zjarrfikës pranë Akademisë së Sigurisë, në mjediset e Qendrës së Trajnimit Zjarrfikës u organizua ceremonia e diplomimit të efektivëve të parë që morën pjesë në këtë kurs.

Pjesë e të ftuarve në këtë ceremoni ishin Kryetari i AFPRA-s z Alban Laçi, Anetari Nderit z Fran Gega, Drejtori i MZSH-së z Alfred Kristuli dhe z Shkëlqim Goxhaj, stafi trajnues me z Arben Cara etj.

Në ceremoni midis të tjerash u vlerësua lart kontributi i shoqatës AFPRA në mbështetjen e këtij kursi me pajisjet e nevojshme për trajnimin e efektivave zjarrfikës.

Të pranishmëve si dhe përfaqësuesve të projektit të sigurisë të EU zj Tina Koivuniemi dhe të Akademisë së Sigurisë së Estonisë zj Hali Allas etj, të cilët ishin gjithashtu pjesë e kësaj ceremonie, iu prezantua aktiviteti i shoqatës AFPRA si dhe u diskutua mundësia e vendosjes së një ure bashkëpunimi në funksion të forcimit të kapaciteteve trajnuese.

Kontribut i përbashkët AFPRA dhe VAFFFA për Bashkinë Rrogozhinë. main image

Kontribut i përbashkët AFPRA dhe VAFFFA për Bashkinë Rrogozhinë.

Shoqata AFPRA me ndihmën e çmuar të miqve austriakë të VAFFFA bënë të mundur pajisjen me veshje kundra zjarrit të ekipit të MZSH-së të Bashkisë Rrogozhinë. Në ceremoninë e organizuar morën pjesë Kryetari i Bashkisë Peqin z. Edison Memolla, përfaqësuesit e shoqatës AFPRA si dhe ato të shërbimit vullnetar Kavajë dhe në veçanti z. Josef Schwarzmannseder përfaqësues i shoqatës VAFFFA- Austri. Në takim u theksua nevoja e vazhdimit të këtij bashkëpunimi në drejtim të trajnimit si dhe pajisjes së stafit të MZSH-së me mjetet e duhura në shërbim të komunitetit.