Kontribut i përbashkët AFPRA dhe VAFFFA për Bashkinë Peqin. main image

Kontribut i përbashkët AFPRA dhe VAFFFA për Bashkinë Peqin.

Shoqata AFPRA me ndihmën e çmuar të miqve austriakë të VAFFFA bënë të mundur pajisjen me veshje kundra zjarrit të ekipit të MZSH-së të Bashkisë Peqin. Në ceremoninë e organizuar morën pjesë Kryetari i Bashkisë Peqin z. Lorenc Tosku, përfaqësuesit e shoqatës AFPRA si dhe ato të shërbimit vullnetar Kavajë dhe në veçanti z. Josef Schwarzmannseder përfaqësues i shoqatës VAFFFA- Austri. Në takim u theksua nevoja e vazhdimit të këtij bashkëpunimi në drejtim të trajnimit si dhe pajisjes së stafit të MZSH-së me mjetet e duhura në shërbim të komunitetit.

Bashkëpunim i frytshëm midis AFPRA dhe VAFFFA- Austri. main image

Bashkëpunim i frytshëm midis AFPRA dhe VAFFFA- Austri.

Vazhdimi i përpjekjeve të palodhura të shoqatës AFPRA në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të MZSH-së dhe shoqatën VAFFFA- Austri, realizoi grumbullimin dhe sjelljen në Shqipëri të një sasie prej 6 T ndihma në paisje dhe materiale për shërbimin e MZSH-së në te gjithë vendin. Ju faleminderit miqve austriake e në vecanti Z. Josef Schwarzmannseder për kontributin e jashtëzakonshëm dhe kujdesin e treguar për shërbimin e MZSH-së në vendin tonë. Me këtë rast Kryetari AFPRA-s z. Alban Laçi iu dorëzoi çertifikatat “Anëtar Nderi” të AFPRA-s z. Wolfgang Groẞruck dhe z. Josef Schwarzmannseder si dhe “Çertifikatë Mirënjohje” për Freiwillige Feuerwehr-Tal dhe z. Martin Klaffenböck. Në këtë ceremoni mori pjesë dhe Kyetarja e Bashkisë të qytetit Grieskirchen si dhe Komandanti i Sherbimit Zjarrfikes Vullnetar Kavaje z. Enver Biturku.

Me ekipin e MZSH-së në Bazën Ajrore Kuçovë 2020. main image

Me ekipin e MZSH-së në Bazën Ajrore Kuçovë 2020.

Me miqtë e bashkëpunëtorët tanë të Bazës Ajrore në Kuçovë me rastin e vizitës së përfaqësisë së AFPRA-s ku ndamë eksperiencat si dhe kontributin e vyer të Organizatës Austriake VAFFFA  dhe shërbimit MZSH-së të ndërmarjes "BillerudsKorsnäs" në Gävle të Suedisë me pajisjet për ekipin e MZSH-së.