Bashkëpunim i frytshëm midis AFPRA - Ambasada Polonise - UNDP ! main image

Bashkëpunim i frytshëm midis AFPRA - Ambasada Polonise - UNDP !

Me rastin e përfundimit të projektit “Trajnimi i Zjarrfikësve Shqiptarë të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi të 10 bashkive”, shoqata AFPRA organizoi një ceremoni falenderimi në Drejtorinë e MZSH-së Bashkia Durrës , me pjesmarrjen e përfaqësueve nga Ambasada e Polonisë z Tomasz Fraczkiewicz dhe UNDP z Francisco Roquette, nga DPMZSH z Arben Cara si dhe pjesmarrës të tjerë, ku me atë rast u shpërndanë dhe çertifikatat e trajnimit për shërbimin e MZSH-së pranë kësaj bashkie.

Me përfaqësuesit e Ambasadës së Polonisë u diskutua dhe për mundësinë e projekteve të tjera në të ardhmen me shoqatën AFPRA si pjesë e kontributit të saj për një mjedis sa më të sigurtë.  

AFPRA-në ndihmë të Administratës të Zonave të Mbrojtura ! main image

AFPRA-në ndihmë të Administratës të Zonave të Mbrojtura !

Pjesë e kontributit që AFPRA jep në vazhdimësi për institucionet publike të MZSH-së, sot ishte AZM – Qarku Fier. Drejtuesi i përkushtuar i këtij institucioni pranë parkut Divjakë, z Ardian Koçi dhe z Alban Laçi diskutuan rreth nevojave për sa i përket logjistikës së MZSH-së në këtë sektor në përmbushje të detyrimit ligjor për zonat e mbrojtura sipas VKM përkatëse si dhe mundësisë së shoqatës sonë për të kontribuar në përballimin e sfidave.

Një ndihmë modeste me veshje dhe pajisje zjarrduruese dhe komunikimi ju dhuruan me këtë rast pjestarëve të ekipit të MZSH-së së këtij institucioni duke shënuar kështu dhe fillimin e një bashkëpunimi të ngushtë në të ardhmen.

AFPRA bashkëpunon me MZSH Mat ! main image

AFPRA bashkëpunon me MZSH Mat !

Vazhdojnë ndihmat modeste të AFPRA-s për strukturat e MZSH-së dhe ato vullnetare në të gjitha bashkitë në vend. Aktiviteti i rradhës ishte ai me MZSH Mat. Me drejtuesit e kësaj strukture u bisedua për nevojat e këtij shërbimi në lidhje me pajisjet, materialet si dhe trajnimet e vazhdueshme për t’ju përgjigjur sa më mirë dhe shpejt sfidave me të cilat përballet efektivi i këtij stacioni.

Partneritet AFPRA - GBi ! main image

Partneritet AFPRA - GBi !

Midis shoqatës AFPRA dhe Gbi – Health & Safety Academy, një ndër kompanitë më në zë të sigurisë rrugore në vend, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit në fushën e trajnimeve për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi, sigurinë rrugore dhe në të gjithë fushat e tjera me interes reciprok.

Përfaqësuesit e AFPRA dhe Gbi përkatësisht z Alban Laçi dhe z Hajredin Dibra shprehën bindjen e tyre për një bashkëpunim të frytshëm në shërbim të komunitetit.