Shoqata AFPRA dhe Baza Ajrore Farkë, fillimi i një bashkëpunimi ! main image

Shoqata AFPRA dhe Baza Ajrore Farkë, fillimi i një bashkëpunimi !

Pjesë e aktivitetit të AFPRA-s sot u bë një vizitë që hapi një faqe të re bashkëpunimi me strukturën e MZSH-së në Bazën Ajrore të Farkës.

Me bashkëpunëtorët tanë u bisedua për mundësinë e trajnimeve të stafit të kësaj strukture si dhe pajisjen me materiale e teknikë në përballjen  me zjarrin në situata emergjente.

Me këtë rast u dhurua një sasi modeste me veshje zjarrduruese e pajisje personale.

AFPRA mirëpret miqtë austriakë të VAFFFA ! main image

AFPRA mirëpret miqtë austriakë të VAFFFA !

Bashkëpunimi shumëvjeçar me VAFFFA-Austri mundësoi vizitën në Shqipëri të disa personaliteteve austriakë të kryesuar nga drejtuesit e VAFFFFA-s z. Großruck e z. Schwarzmannseder, Drejtori i MZSH-së Austri z. Robert Mayer, Drejtori i Akademisë së Zjarrfikësve Linz z. Gottfried Kerschbaummay si dhe një ekipi trajnues e zjarrfikës pjestarë të VAFFFA-s.

Pas kërkesës së AFPRA-s drejtuar DPMZSH-së dhe në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit mes palëve, kryetari i AFPRA-s z. Alban Laçi, miqtë austriakë si dhe ambasadori i Austrisë në vendin tonë Dr. Christian Steinee zhvilluan një takim pune në Ministrinë e Brëndshme me drejtuesen e MZSH-së të këtij institucioni zj Holta Komino dhe specialistët e kësaj drejtorie duke diskutuar për mundësinë e ofrimit të trajnimeve për strukturën e MZSH-së në të gjithë territorin.

Mes palëve u theksua nevoja e bashkëpunimit në nivele formale dhe konkrete ku nga palët u vlerësua bashkëpunimi VAFFFA-AFPRA-DPMZSH.

Drejtuesit e MZSH-së Austri u shprehën se janë të gatshëm të zhvillojnë trajnime dhe kurse specifike sipas nevojave që ka shërbimi zjarrfikës shqiptar duke dhënë knowhow se si mund të formohen kurset dhe si të funksionojnë ato.

VAFFFA theksoi vazhdimin e përkushtimin e saj për të ndihmuar shërbimin e MZSH-së në vendin tonë, me fokus atë Vullnetar me pajisje dhe mjete nëpërmjet bashkëpunimit me AFPRA.

AFPRA theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit formal në projekte të tilla duke forcuar shërbimet e MZSH-së vendore për ti bërë ato atraktive për vullnetarët potencialë. Në bashkëpunim me palët e interesit shoqata jonë ka mbështetur dhe është e gatshme të mbështesë ngritjen e shërbimeve vullnetare në të gjithë territorin e republikës duke i udhëzuar si ngrihen, si funksionojnë në përputhje me kuadrin ligjor të MZSH-së, atë financiar etj, duke bërë të mundur një paketë me udhezime si dhe duke propozuar kurikulën dhe çertifikimin e cdo vullnetari sipas modeleve më të mira si psh ai austriak.

Në përfundim të takimit VAFFFA njoftoi dhurimin e një mjeti zjarrfikës mbështetës të lëvizshëm për mbushje dhe testim të aparaturave të frymëmarrjes i cili do të jetë në dispozicion të strukturës së MZSH-së në të gjithë territorin si dhe një sasie materialesh e pajisjesh për shërbimin zjarrfikës.

Një ditë trajnimi e veçantë ! main image

Një ditë trajnimi e veçantë !

Sot shoqata “AFPRA” zhvilloi një aktivitet trajnues në Institucionin e Vuajtjes së Dënimit të të Miturve Kavajë me ndihmesën e drejtueses së këtij institucioni zj Marinela Aliaj.

Të miturit të ndërgjegjshëm për rreziqet e zjarrit, morën pjesë aktivisht gjatë kësaj seance stërvitore duke treguar një vullnet e gatishmëri për të përballuar detyrën e vështirë të zjarrfikësit

Pjesmarrës në këtë aktivitet ishin kryetari “AFPRA” z Alban Laçi dhe anëtari i saj Endrit Mustafaj, përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe të ftuar të tjerë. Pjesë e kësaj stërvitje natyrshëm ishte dhe mjeti zjarrfikës i shoqatës dhe pajisje të tjera të dhuruara nga shoqata austriake VAFFFA që tashmë është e pranishme në çdo aktivitet.

Gjatë këtij aktiviteti z Alban Laçi diskutoi me drejtuesen e këtij institucioni rreth pjesëmarrjes së kësaj kategorie në të ardhmen pse jo si pjesë e strukturave vullnetare në komunitet si dhe projekte te tjera te ngjashme me DPB.