Akademia e Shkencave të Sigurisë-Estoni dhe “AFPRA”, fillimi i një bashkëpunimi të frytshëm ! main image

Akademia e Shkencave të Sigurisë-Estoni dhe “AFPRA”, fillimi i një bashkëpunimi të frytshëm !

Në konferencen finale të Projektit të Binjakëzimit të BE, SCESAL (https://scesa.al) ”Forcimi i Kapaciteteve dhe Efikasitetit të Akademisë së Sigurisë - Shqipëri”, midis Akademisë të Shkencave të Sigurisë Estoni dhe shoqatës AFPRA, u nënshkrua kontrata e dhurimit për një sërë pajisjesh zjarrfikëse të cilat do të përdoren për të trajnuar shërbimet e MZSH-së dhe jo vetëm në të gjithë territorin e vendit, në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit midis AFPRA-s dhe DPMZSH-së.

Kryetari i shoqatës “AFPRA” z. Alban Laçi, i shprehu mirënjohjen rektorit të Akademisë së Shkencave të Sigurisë Estoni z.Marek Link, për dhurimin e këtyre pajisjeve si dhe dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin midis palëve, e inicuar nga Këshilltarja rezidente e projektit SCEAL, znj Tiina Koivuniemi.

Nisja e trajnimit të ekipit të Kërkim - Shpëtimit të AFPRA-s në terren malor ! main image

Nisja e trajnimit të ekipit të Kërkim - Shpëtimit të AFPRA-s në terren malor !

Duke marrë shkas nga rastet gjithmonë e në rritje të aksidenteve në terren malor, shoqata AFPRA zhvilloi këtë fundjavë një stërvitje në zonën e Linzës në Dajt, me temë ”Kërkim Shpëtim në reliev të thepisur”, ku morën pjesë Zjarrfikësit Vullnetarë Tiranë, Zjarrfikësit Tiranë dhe pjesa e shpëtimit malor e shoqatës sonë.

U simulua rrëzimi i një personi dhe u bë stabilizimi i tij, vendosja në barrelë dhe evakuimi për në ambulancë.

Qëllimi primar i kësaj stërvitje ishte përvetësimi i teknikave të ndryshme të përdorimit të pajisjeve të alpinizmit si dhe dhënia e ndihmës së parë.

Gjejmë rastin të falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit për përkushtimin dhe seriozitetin e treguar.

Ndërkohë jemi duke punuar për finalizimin e ngritjes së një grupi të mirëfilltë kërkim-shpëtimi, të përbërë nga njerëz të apasionuar, i cili do të bashkëpunojë me të gjitha shërbimet e tjera emergjente që njeh ligji, me qëllim mbështetjen e tyre në shpëtimin e jetëve në raste operacionesh komplekse.

Ftojmë të gjithë të interesuarit të na kontaktojnë për bashkëpunim ose për tu bërë pjesë e jona.

Një ditë trajnimi e veçantë ! main image

Një ditë trajnimi e veçantë !

Sot shoqata “AFPRA” zhvilloi një aktivitet trajnues në Institucionin e Vuajtjes së Dënimit të të Miturve Kavajë me ndihmesën e drejtueses së këtij institucioni zj Marinela Aliaj.

Të miturit të ndërgjegjshëm për rreziqet e zjarrit, morën pjesë aktivisht gjatë kësaj seance stërvitore duke treguar një vullnet e gatishmëri për të përballuar detyrën e vështirë të zjarrfikësit

Pjesmarrës në këtë aktivitet ishin kryetari “AFPRA” z Alban Laçi dhe anëtari i saj Endrit Mustafaj, përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe të ftuar të tjerë. Pjesë e kësaj stërvitje natyrshëm ishte dhe mjeti zjarrfikës i shoqatës dhe pajisje të tjera të dhuruara nga shoqata austriake VAFFFA që tashmë është e pranishme në çdo aktivitet.

Gjatë këtij aktiviteti z Alban Laçi diskutoi me drejtuesen e këtij institucioni rreth pjesëmarrjes së kësaj kategorie në të ardhmen pse jo si pjesë e strukturave vullnetare në komunitet si dhe projekte te tjera te ngjashme me DPB.

Bashkëpunim i AFPRA-s me shërbimin e MZSH-së Përmet. main image

Bashkëpunim i AFPRA-s me shërbimin e MZSH-së Përmet.

Pjesë e aktiviteteve të shoqatës AFPRA u bë sot dhe vizita në ambientet e stacionit të MZSH-së Përmet.

Drejtuesi i këtij shërbimi, z Fredi Lipe, si një nga drejtuesit më të vjetër të MZSH-së na prezantoi dinamikën e punës në këtë stacion, nevojat në rritje në logjistikë si rrjedhojë dhe e rritjes së aktiviteteve turistike në këtë zonë si dhe përballjes së përditëshme me vështirësitë në terren.

Kontributi modest i AFPRA-s në pajisje për zjarrfikësit profesionist dhe ato vullnetarë të këtij stacioni është vetëm fillimi i këtij bashkëpunimi të cilin shpresojmë ta thellojmë në të ardhmen.  

MZSH Këlcyrë dhe AFPRA si një bashkëpunim frutdhënës për të ardhmen. main image

MZSH Këlcyrë dhe AFPRA si një bashkëpunim frutdhënës për të ardhmen.

Sot AFPRA vizitoi sektorin e MZSH-së Këlcyrë i cili drejtohet nga z Rezart Serani, punonjësi i palodhur i këtij shërbimi dhe stafi i tij.

Shoqata u njoh nga afër me punën dhe përpjekjet e këtij shërbimi, sfidat dhe nevojat për ti shërbyer sa me mire komunitetit, ngritjen e shërbimit vullnetar.

Si gjithmonë këtij stacioni ju dhurua një ndihmë modeste në pajisje për zjarrfikësit profesionistë dhe ato vullnetarë të mundësuar në bashkëpunim me miqtë tanë austriakë të VAFFFFA-s.