Shoqata AFPRA, vizitë në stacionin e MZSH-së Tepelenë ! main image

Shoqata AFPRA, vizitë në stacionin e MZSH-së Tepelenë !

Këtë fundjavë pjesë e aktiviteteve të AFPRA-s u bë shërbimi MZSH-së i bashkisë Tepelenë i cili drejtohet nga z Velo Abazi.

Gjatë kësaj vizite, AFPRA pa nga afër nevojat e këtij shërbimi, përpjekjet punonjësve për të ruajtur gatishmërinë e teknikës si dhe sfidat me të cilat ato përballen.

Në përpjekjen e tyre në ndihmë të komunitetit, shoqata AFPRA kontriboi me një sasi modeste pajisjesh për shërbimin profesionist dhe atë vullnetar me synimin që në të ardhmen logjistika e këtij shërbimi ti përgjigjet sa më mirë nevojës në komunitet. 

AFPRA, ndihmë modeste për MZSH – Libohovë. main image

AFPRA, ndihmë modeste për MZSH – Libohovë.

Pjesë e bashkëpunimit të AFPRA-s sot ishte ekipi i MZSH-së Libohovë. Në kushte të vështira të terrenit dhe pajisjeve, ky ekip përpiqet cdo moment të jetë në shërbim të komunitetit.

Ishim tepër të përkushtuar që në përputhje me nevojat e këtij shërbimi, AFPRA të ofronte maksimumin e ndihmës së saj.

Edhe pse modest ky është një fillim i mbarë për një bashkëpunim afatgjatë. Duhet theksuar këmbëngulja dhe përpjekja e drejtuesit të këtij shërbimi, z. Eduart Zejneli për të mundësuar sigurimin e pajisjeve për personelin e shërbimit që drejton.

Bashkëpunim i AFPRA-s me MZSH - Durrës. main image

Bashkëpunim i AFPRA-s me MZSH - Durrës.

Vijon shpërndarja e pajisjeve në ndihmë të shërbimeve të MZSH-së, këtë rradhë në qytetin e Durrësit me pajisje të radiondërlidhjes për të lehtësuar komunikimin si dhe sinjalizues pamor dhe zanor me drita vezulluese blu për mjetet e shërbimit.

Patëm mundësinë të takonim efektivin që ishte në shërbim me në krye drejtorin e ri të këtij shërbimi z. Shkëlqim Troplini, ku biseduam ndër të tjera për krijimin e shërbimit vullnetar, si dhe u informuam mbi nevojat në pajisje dhe mjete.

Morën pjesë në këtë takim kryetari i shoqatës AFPRA z. Alban Laçi, n/kryetari i kësaj shoqate z. Eduard Tafmizi si dhe drejtori ekzekutiv z. Vaso Peja.

AFPRA në ndihmë të MZSH-së Himarë. main image

AFPRA në ndihmë të MZSH-së Himarë.

Ndalesa e rradhës e AFPRA-s në qytetin piktoresk të Himarës ku vijon shpërndarja e ndihmave të mundësuara nga shoqata simotër VAFFFA

Të pranishëm në dorëzimin e ndihmave ishin Kryetari i shoqatës AFPRA z. Alban Laçi, N/kryetari i kësaj shoqate z. Eduard Tafmizi, shefi i sektorit të MZSH-së Bashkia Sarandë z. Astrit Lloji, drejtori i MZSH-së i Bashkisa Tiranë z. Shkëlqim Goxhaj, Ish-Drejtori i Përgjithshëm i MZSH-së z. Alfred Kristuli si dhe efektivi i planizuar i shërbimit 24 orësh.

Gjatë takimit u theksua nevoja e bashkëpunimit me shoqatën tonë ku fokusi u vendos tek ngritja dhe funksionimi i stacioneve vullnetare me suportin tonë dhe të partnerëve tanë gjatë sezonit të verës në zonat e plazheve.

Gjithashtu u dakordësua për stërvitje të përbashkët e cila do të konkretizohet me një stërvitje të shpëtimit me litarë brënda muajit Maj, duke marrë parasysh rastet gjithmonë e në rritje të operacioneve komplekse të shpëtimit si dhe frekuentimin e lartë nga turistët të këtyre zonave.

MZSH Sarandë destinacioni rradhës i AFPRA-s. main image

MZSH Sarandë destinacioni rradhës i AFPRA-s.

Shoqata AFPRA me përkrahjen e shoqatës VAFFFA vijon shpërndarjen në kuadër të planit të shpërndarjes me DPMZSH-së të pajisjeve të mbrojtjes nga zjarri personale si edhe pajisje të radio ndërlidhjes, këtë rradhë për shërbimin e MZSH-së  në qytetin bregdetar të Sarandës.

Të pranishëm në këtë ceremoni modeste ishin, Kryetari i shoqatës AFPRA z. Alban Laçi, N/kryetari i kësaj shoqate z. Eduard Tafmizi, shefi i sektorit të MZSH-së Bashkia Sarandë z. Nasibi Hasanllari, drejtori i MZSH-së Bashkia Tiranë z. Shkëlqim Goxhaj, Ish-Drejtori i Përgjithshëm i MZSH-së z. Alfred Kristuli si dhe efektivi i planizuar i shërbimit 24 orësh.

Gjatë bisedimeve u shkëmbyen eksperiencat për problematikat e këtij shërbimi, zgjidhjet e ndryshme bazuar në eksperiencat brënda dhe jashtë vendit, rëndësinë e krijimit të shërbimit vullnetar si edhe u dakordësua për vazhdimin e bashkëpunimit ku shoqata AFPRA do të jetë prezente në Bashkinë e Sarandë duke trajnuar stafin e MZSH-së në përgatitjen dhe trajnimin shkollave të këtij qyteti në lidhje me mbrojtjen nga zjarri.